Tre familje, në një apartament/ 500 familje nevojë urgjente për strehim në…

16.11.2019 22:13:38

Të paktën 500 familje kanë nevojë urgjente strehimi në Korçë, i cili mbetet një prej qyteteve me problematikë të theksuar për këtë çështje sociale.

Ndodhemi në lagjen 6 të qytetit ku në këtë pallat me 4 apartamente jetojnë të paktën 9 familje. Ata tregojnë se brenda një apartamenti me sipërfaqe shumë të vogël jetojnë disa familje me shumë anëtarë, çka e bën të vështirë gjendjen e tyre.

Këtë vit 56 familje të pastreha gjetën zgjidhje për problematikën e tyre duke përfituar nga apartamentet me kosto të ulët të këtij pallati të sapondërtuar ndërsa dhjetëra të tjera përfituan nga programet sociale siç janë bonusi i strehimit apo kreditë e buta