Tre malazezë vdesin nga gripi

04.01.2017 17:39:18

Sipas të dhënave të institutit, të gjithë gjashtë personat, të cilët në këtë sezon ndërruan jetë nga komplikimet e gripit, nuk kanë qenë të vaksinuar dhe kanë vuajtur nga sëmundjet kronike

Në Mal të Zi gjatë javës së kaluar tre persona kanë ndërruar jetë nga virusi i gripit, ndërsa që nga fillimi i sezonit janë regjistruar gjithsej gjashtë raste të vdekjes, bëhet e ditur nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), raporton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të institutit, të gjithë gjashtë personat, të cilët në këtë sezon ndërruan jetë nga komplikimet e gripit, nuk kanë qenë të vaksinuar dhe kanë vuajtur nga sëmundjet kronike.

Nga 26 dhjetori i vitit 2016 deri më 1 janar të vitit 2017 tek mjekët e zgjedhur janë regjistruar 1.228 persona me simptome të ngjashme me gripin.

Nga ISHP theksuan se numri i pacientëve të tillë është ulur për 3.23 përqind në krahasim me periudhën e kaluar. Sipas të dhënave të ISHP-së, gripi deri tani në mënyrë laboratorike është vërtetuar tek 135 persona.