Tre sulme të rënda godasin tri vende të ndryshme të botës

20.12.2016 00:07:32

A po e fut botën në krizë të paqes fundi i këtij viti? Tre sulme të mëdha brenda një dite

Tre sulme të rënda goditën tre vende të ndryshme të botës, sulme këto që rezultuan të jenë fatale për shumë persona.

Gjithçka nisi me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara e cila u bë në emër të vdekjeve që po ndodhin së fundmi në Aleppo.

Andrey Karlov, është qëlluar për vdekje gjatë një fjalimi të mbajtur në një ekspozitë të mbajtur në Ankara.

Personi që qëlloi mbi të është identifikuar si Mer Altintas 22-vjeç, pjesëtarë i policisë turke, i cili në momentin kur filloi të gjuaj me revole i është drejtuar të pranishmëve me një mesazh kërcënues.

“Allah Akbar, mos e harroni Aleppon, Sirinë. Dilni jashtë. Vetëm të vdekur mund të më nxirrni nga këtu. Të gjitha ata që morën pjesë në vrasje do të paguajnë. Njerëzit e bardhë nuk janë të sigurt atje, por edhe ju nuk do të jeni të sigurt”, ishin fjalët e atentatorit i cili më pas u vra nga policia turke.

atentzator_1482184433-7423627

Rusia këtë e quajti si akt terroristë dhe mohoi se një rast i tillë do të ndikonte në prishjen e marrëdhënieve Turqi-Rusi.

Por ky nuk ishte sulmi i vetëm i së hënës. Një kamion u përlas në një treg Krishtlindjes duke lënë të vdekur të paktën 9 persona dhe 50 të tjerë të plagosur.
I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë për këtë akt terroristë. Ndërkohë që policia ka arrestuar shoferin e kamionit dhe ka vrarë një tjetër të dyshuar.

2

Situata që ndodhi sot në Berlin të Gjermanisë ngjason më atë që ndodhi në korrik të këtij viti në Nice të Francës ku një kamion u fut në turmën që po e festonin ditën e Pavarësisë dhe la mbi 80 persona të vdekur. Po ashtu edhe për këtë akt terrorist ISIS pranoi se ishte mbrapa saj.

Një sulm tjetër e preku edhe qytetin e Zvicrës ku u raportua se një person është sulmuar teksa gjendje në një sallë islame të lutjeve, ndërkaq kanë mbetur tre të tjerë të plagosur.

islamik-730x411

Raportohet se sulmuesi ka shtënë në drejtim të personave që gjendeshin në qendrën e lutjeve në Cyrih. Ndërkaq dorasi ende është në arrati.