Tre vjeçarja çanë kokën nga flladitësja (Foto)

12.08.2016 09:14:52

Koka e një vajze tre vjeçare është çarë nga flladitësja elektrike e ngjitur në tavan pasi babai i saj e ka hedhur në ajër derisa luante me të.

Em Phoeyklin, 25 vjeçar, po e bënte vajzën e tij Oum të qesh duke e ngritur atë lartë dhe duke e gjuajtur deri tek tavani në dhomën e ndejës në qytetin Rayong, të Tajlandës.

Babai i saj e dërgoi menjëherë në spital dhe doktorët operuan vajzën e vogël, mirëpo, thanë që asaj do t’i mbetet gjithmonë shenja në ballë, sidoqoftë ajo tani është në gjendje të mirë dhe prapë po buzëqesh.