Tre yjet që mund t’i mungojnë Barcelonës në ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit

10.04.2017 11:34:29

Tre yje të Barcelonës rrezikojnë ndeshjen e kthimit kundër Juventusit.

Katalunasit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në Torino ndaj Juves.

Kjo pasi që tre futbollistë të skuadrës rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen vendimtare, atë të kthimit që luhet në “Camp Nou”, nëse ndëshkohen me kartonë të verdhë, përcjellë “Lajmi.net”.

Bëhet fjalë për Neymar, Ivan Rakitic dhe Gerard Pique.

Në anën tjetër, zverdhja eventuale do t’i kushtojë me mungesë edhe Juan Cuadrados.