Tregoi shokët, i riu që zbërtheu grupin e grabitësve në Rinas

23.04.2019 16:15:52

Alkond Bengasi është i penduari i parë i drejtësisë, pas grabitjes që ndodhi në 9 Prill në Rinas.

Burimet konfirmojnë se ishte Bengasi ai që ka identifikuar edhe vëllezërit Klemend dhe Eldi Çala.

Bengasi ka dhënë detaje përsa i përket strukturës së grupit kriminal dhe mënyrës sesi u operua në grabitjen e shumës së konsiderueshme të parave. Po ashtu ai ka pranuar modifikimin e furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Shumë shpejt ai pritet që të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, çka i siguron që familja e tij të marrë mbrojtje nga shteti, dhe të përfitojë ulje dënimi.