Tregtarët e Tiranës ushtrojnë dhunë drejt policisë së vendit

13.08.2016 17:14:37

Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna padrejtësisht ka degjeneruar në dhunë mes policisë bashkiake dhe tregtarëve sot në zonën e “Medresesë”. Në disa video të publikuara nga “Jetaoshqef.al” duken pamjet ku policia bashkiake është duke u konfliktuar me tregtarët.

Menjëherë pas kësaj, policia njoftoi se ka arrestuar flagrancë shtetasit:

1. Jetmir Deda, 41 vjeç, lindur ne Dibër dhe banues në Tiranë.

2. Naim Sula, 29 vjeç, lindur në Kukës dhe banues Tiranë.

3. Admir Strazimiri, 40 vjeç, lindur në Dibër dhe banues Tiranë.

4. E. D, 17 vjeç ,lindur ne Diber dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi policia bashkiake ka qënë duke kryer detyrën për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Ferit Xhajko” afër ish restorant “Durresi” dhe kanë hasur në kundërshtimin e njërit prej pronareve të bizneseve shtetasit Naim Sula, i cili kishte zëne hapësiren publike.

Ky i fundit së bashku me shtetasit e tjerë të përmendur më sipër kanë goditur me grushta, karrige dhe sende të tjera elektroshtepiake punonjësit e policisë bashkiake duke i shkaktuar dëmtime te ndryshme ne trup.