Trendafilova bisedon me Oden e Avokateve për angazhimin e avokatëve nga Kosova në Gjykatën e Speciale

23.11.2017 19:07:26

Me kërkesën e Kryetares së Dhomave të specializuara Ekaterina Trendafilova, sot më datë 23 nëntor 2017, ora 13:30, u zhvillua një  takim i veçantë me Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës Osman Havolli.

Në këtë takim mes tjerash Kryetarja Trendafilova dhe Kryetari Havolli  biseduan për çështjet e mandatit të gjykatës, rregullat e procedures dhe provave si dhe direktiva për mbrojtës.

Gjithashtu u bisedua edhe për angazhimin e avokatëve nga Kosova në cilësinë e mbrojtësve të të akuzuarve potencial dhe në cilësinë e mbrojtësve të viktimave, si dhe normativen tjetër përcjellëse që pritët të aprovohet si Ligji per ndihmën juridike në kuadër të Dhomave të Specializuara si dhe Kodi i Etikes dhe procedurat disiplinore për mbrojtës.

Kryetarja e Dhomave te Specializuara të Kosovës konfirmoj se ende nuk ka aktakuza të dorëzuara në këto Dhoma dhe për të gjitha zhvillimet do të ketë bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës.

Në kuadër të bashkëpunimit për avokatët në Kosovë do të organizohen trajnime nga përfaqësuesit e Zyrës së Mbrojtjes se të akuzuarve dhe të Zyrës për mbrojtjen e viktimave.

Kryetari  Havolli, falënderoi përfaqësuesit e Dhomave te Specializuara të Kosovës përkatësisht Kryetaren Trendafilova dhe Sekretaren e Dhomave Donolan, për takimin dhe bashkëpunimin e krijuar me Oden e Avokatëve të Kosovës.