Trendafilova: Kam besim te Smith, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të përparojë

07.05.2018 15:03:54
Jack Smith është emëruar sot kryeprokuror në Gjykatën Speciale.

Këtë e ka mirëpritur Kryetarja e Dhomave të Specializuara,  Ekaterina Trendafilova, përcjell Klan Kosova.

“I ofroj Smith përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, ka thënë Trendafilova.

“Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me  Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj”.

Kryetarja Trendafilova ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për punën e  Këai Hong Ip, Zëvendësprokurori i Specializuar, i cili ndërkohë bëri të mundur vazhdimësinë e punës në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.