Treni del nga binarët në New York, 103 të lënduar

04.01.2017 18:09:05

Një tren i New York-ut që po udhëtonte për në Brooklyn, ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një mur, me ç’rast janë lënduar të paktën 103 persona derisa janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Një video e postuar në Twitter, shfaq momentin kur dyert e hekurta të trenit janë thyer plotësisht pas përplasjes në mur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë dhjetëra autoambulanca dhe njësitet e zjarrfikësve, që kanë ndihmuar pasagjerët e lënduar.

Për fat të mirë, asnjëri prej pasagjerëve nuk është në rrezik për jetë.

ABC News, raporton se si njëra nga pasagjerët  kishte dëgjuar fillimisht një përplasje të fuqishme, në momentin kur ishte futur në stacionin e trenit.

Derisa një pasagjere tjetër ka thënë se treni kishte lëvizur me shpejtësi më të madhe se zakonisht, gjë që erdhi deri tek përplasja në mur.