Treni e godet një person në Pejë (Foto)

23.03.2017 13:15:50

Para pak minutash në fshatin Pavlan të Pejës, treni e ka goditur një këmbësor.

Personi që u godit nga treni ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Indeksonline.

Ai tha se ambulanca e ka marr personin dhe e ka dërguar urgjent në spitalin e Pejës.