Trepça ’89 fundos Trepçën, fitojnë Ferizaj, Drenica dhe Llapi

23.04.2017 16:41:53

Trepça ’89 ecën sigurt drejt titullit të kampionit. ‘Minatorët’ të dielën mposhtën rivalin lokal, Trepçën, me rezultat 3-1, në ‘Riza Lushta’, në javën e 27-të të Vala Superliga e Kosovës në futboll.

Broja (54’), Idrizi (58’), Jashari (75’) shënuan për lideren e tabelës, derisa golin e vetëm për ‘xehetarët’ realizoi Ergyn Ahmeti (71’).

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 ‘blindon’ kreun me 65 pikë, shtatë më shumë së Feronikeli, derisa Trepça mbetet e parafundit në renditjen tabelore, raporton KosovaPress.

Drenica e ka mposhtur Dritën, me rezultat 2-0, të dielën në ‘Bajram Aliu’, Granit Arifaj (41’) e Kreshnik Uka (90’) shënuan për fitoren e drenicasve të cilët më këtë trepikësh sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit tonë.

Tri pikë të mëdha i ka arkëtuar edhe Ferizaj që mundi në udhëtim Lirinë, me rezultat minimal 0-1. Ristovski (37’) shënoi golin e vetëm dhe të fitores së skuadrës së Ferizajt, e cila bën një hap të madh në garën për t’i ikur barazhit.

Edhe Llapi merr pikët e plota këtë fundjave, duke mposhtur Besën, me rezultat 2-0. Namani (70’) e Sinani (82’) realizuan për llapjanët.

Superliga / Java e 27-të

Rezultatet

Liria – Ferizaj 0-1

Drenica – Drita 2-0

Trepça’89 – Trepça 3-1

Llapi – Besa 2-0

Dje

Prishtina-Gjilani 1-0

Feronikeli-Hajvalia 6-0

Tabela

1.Trepça ’89 65

2.Feronikeli 58

3.Prishtina 57

4.Llapi 53

5.Besa 44

6.Gjilani 38

7.Drenica 34

8.Liria 26

9.Ferizaj 26

10.Drita 22

11.Trepça 16

12.Hajvalia 7