‘Trepça’ regjistrohet si Shoqëri Aksionare në ARBK

08.03.2019 14:27:25
Ndërmarrja “Trepça” është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK) si Shoqëri Aksionare.

Kjo është konfirmuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili ka thënë se tashmë zyrtarisht punëtorët e “Trepçës” janë bërë pronarë të kësaj ndërmarrje.

“Moment historik! Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare. Të dashur minatorë e qytetarë, sapo u regjistrua Trepça si Shoqëri Aksionare! Tashmë edhe zyrtarisht punëtorët e kësaj ndërmarrje janë pronarë të këtij gjiganti metalurgjik. Urime!”, ka shkruar Lluka në Facebook, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Moment historik! Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare.

Të dashur minatorë e qytetarë,

Sapo u regjistrua Trepça si shoqëri aksionare! Tashmë edhe zyrtarisht punëtorët e kësaj ndërmarrje janë pronarë të këtij gjiganti metalurgjik. Urime!

Ministri Endrit Shala sapo ma dorëzoj certifikaten e biznesit të Trepça sh.a., ku së bashku me Kryetarin e bordit të Trepçës, Ardian Syla, kishim nderin dhe kënaqësinë ta pranojmë.

Kemi shumë punë për të bërë, por ky hap historik definitivisht do të lehtësoj çdo proces tash e tutje dhe për këtë ndjehem i lumtur.

Dua të falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces, përfshirë të gjithë anëtarët e bordit të Trepçës, menaxhmentin, sindikatën, kolegët në qeveri dhe veçanërisht deputetët e parlamentit të Kosovës.

Urime!