“Trepçën” nuk mund ta dëmtojë Serbia, sa qëndrimet obstruksioniste të kuvendarëve shqiptarë

06.10.2016 17:00:16

Nga Rexhep Kastrati

Qenkan mbedhur në Zveçan dhe paskan mabjtur mbledhje për të thënë se procedimi i projektligji për “Trepçën” në Kuvendin e Kosovës është i papranueshëm dhe se ky kombinat na qenka në pronësi të Serbisë me mbi 55% të aksioneve. Këto qeveria e serbisë mund t’i thoshte edhe nga beogradi, pa pasur nevojë që ta çonte zëvendësin e Gjuriqit në Zveçan. Mirëpo, problemi është se, siç ka sqaruar edhe prof. dr. Muhamet Mustafa në reagimin e djeshëm, ligjet e Serbisë që kanë bërë pronësime e shpronësime janë shpallë nga administrata e OKB-së në Kosovë, UNMIK si ligje diskriminuese dhe të pazbatueshme në Kosovë, me çka edhe para shpalljes së pavarësisë, të gjitha dallaveret që i kanë bërë qeveritë serbe gjatë viteve me pasuronë dhe me pronën e Kosovës, janë hedhur poshtë. Edhe me Pakon e Ahtisarit, pornësia e mbi pasurinë dhe territorin e Kosovës bie mbi Kosovën, e që është saknskionuar edhe me kushtetutën e Kosovës. Në këtë mëynrë, çdo pretendim i Serbisë mbi pronësinë e “Trepçës” bazuar në ligjet diskriminuese të saj dhe të periudhës së parapavarësisë, mbeten vetëm pretendime të saja, sikurse pretendimi edhe mbi Kosovën në tërësi. Në këtë aspekt, çështja e “Trepçës” është çështje e brendshme e saj, dhe nuk ka pse të pyetet Beogradi për këtë. Ajo që mbetet për t’u parë është qëndrimi i partive opozitare, por edhe i kuvendarëve të veçantë të dy partive qeverisëse se çfarë rrjedhe do të marrë shqyrtimi dhe miratimi i këtij projektligji. Sa u përket interesave të serbëve lokalë, minstri Stavileci ka bërë të ditur se përfaqësuesit serbë janë ftuar rregullisht për të shprehur dhe mbrojtur qëndrimet e tyre, por ata nuk kanë ardhur kurrë. Prandaj, serbët lokalë duhet të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre, të cilët nuk mbrojnë interesat e tyre, por shprehin dhe mbajnë qëndrime të një shteti tjetër. Në këtë kontekst duhet thënë se projektligji për “Trepçën” është edhe një rast për serbët lokalë për të parë interesat e tyre, e jo interesat e një shteti tjetër, ashtu siç është një rast për partitë opozitare për të dëshmuar se janë të përkushtuar për interesat e Kosovës,  e jo për interesat e Serbisë. Po ashtu, ky projektligj është një rast i mirë edhe për disa kuvendarë të PDK-së dhe të LDK-së që brenda grupeve kuvendore të këtyre partive dhe nëpërmjet të qenit pjesëtarë të këtyre partive, po shfaqin dhe po mbrojnë qëndrime të partive opozitare që deri më tash më shumë kanë qenë në një vijë me interesat e Serbisë qoftë për bllokimin e institucioneve, qoftë për dhunën në institucione dhe jashtë saj, qoftë për angazhimet anarksite, qoftë për thirrjet dhe kërcënimet me luftë. Seanca e nesërme do të dëshmojë se çfarë qëndrimi do të mbajnë partitë opozitare, dhe kuvedarët e caktuar të dy partive qeverisëse, pasi që sot Visar Ymeri nuk tregoi se çfarë qëndrimi do të mbajë sekta okulte e Albinit, kurse Rrustem Berisha shprehu qëndrimin e AAK-së për një mbështetje të rezervuar të projektligjit për “Trepçën”. Kurse Vjosa, duket se ka rol që ta devijojë debatin për projektligjin për “Trepçën” me një rezolutë për një përpjekje të re për një puç institucional.