Treshja Kosovës ndau drejtësinë në ndeshjen Turqi-Moldavi

27.03.2017 20:49:55

Genc Nuza, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj kanë ndarë drejtësinë në ndeshjen miqësore Turqi – Moldavi.

Në ndeshjen e zhvilluar në Eskisheher, të cilën e fituan vendasit me rezultat 3-1, Nuza ka ndarë tre kartona të verdhë, dy për moldavët dhe një për turqit.

Turqia fitoi me golat e Emre Mor, Ahmet Calik dhe Ahmet Calik. Për moldavët shënoi Radu Ginsari.