Tri atlete të Klubit të Atletikës “Prizreni”, do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik

06.02.2020 18:28:07

Atletet e  Klubit të Atletikës “Prizreni”, do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik për grupmoshat U – 20 në sallë të mbyllur Më datën 09.02.2020, në Stamboll të Turqisë do të mbahet, Kampionati Ballkanik i Atletikës në sallë të mbyllur për grupmoshat U – 20. Në këtë garë nga 9 atlet të përzgjedhur, Kosovën do ta përfaqësojnë 3 atlete të Klubit të Atletikës “Prizreni” dhe ate me normë të arritur. Albina Bojaxhiu U – 20 do të vrapoj në 800 ose 1500 metra, Merisa Bojaxhiu U – 18 në 400 metra dhe Sara Susuri U – 18 në 60 metra. Bashkë me atletet në këtë garë do të jetë prezent edhe trajneri i klubit Bajram Duja, njëherit edhe selektor i ekipit përfaqësues të Kosovës për senior. Ekipi përfaqësues i Kosovës do të udhëtoj ditën e shtunë për në Stamboll. Të gjithë atletëve të Kosovës ju dëshirojmë suksese në këtë garë, ku marrin pjesë 20 shtete anëtare në Federatës Ballkanike të Atletikës.