Tri dilemat e Ancelottit te Bayerni

15.03.2017 15:53:41

10 javë nga fundi, 10 pikë më shumë se vendi i dytë dhe vetëm 1 lojtar i dëmtuar. Bayern nën drejtimin e Ancelotti-t po kalon një moment të mirë në një fazë të sezonit ku tre vitet e fundit ka pasur vetëm dhimbje koke. Dhe ajo për shkak të mungesave për shkak dëmtimesh që pësonin bavarezët.

Për sfidën e fundit, në shtëpi, mungonte vetëm Bernat dhe kapoteni Lahm deklaronte pas fitores ndaj Frankfurt se skuadra e plotë është një telash më shumë për trajnerin. Aq e vërtetë tingëllon kjo aq sa tashmë italiani duhet të zgjidhë tre dilemat e para në këtë drejtim.

Kthimi i Boateng pas 4 muajve mungesë krijon balotazh në qendër të mbrojtjes. Statusi i kampionit të Botës është i paprekshëm dhe ai që do ta pësojë është njëri mes Martinez dhe Hummels. Në krahun e djathtë ka një vend për dy lojtarë.

Ribery është një veteran dhe Costa përfaqëson të ardhmen. Por kthimi në formë i francezit vë në vështirësi brazilianin dhe trajnerin. Në repartin ofensiv zgjedhja bëhet akoma më e vështirë. Thiago apo Muller. Bayern duhet të jetë i suksesshëm me zgjedhjet e Ancelotti-t.