Tri ndeshje spektakolare luhen në Superligën e Kosovës – vëmendja në Gjilan

01.12.2019 11:45:44

Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me tri ndeshje që pritet të dhurojnë spektakël.

Xhiroja e 17-të e Superligës së Kosovës do të merr start me tri ndeshje tejet interesante, por me vëmendjen që shkon në Gjilan.

Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës, për kryendeshjen e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes dy skuadrave që renditen në pjesën e epërme të tabelës do të luhet me fillim nga ora 12:55.

Në të njëjtin orar do të luajnë edhe Llapi kundër Flamurtarit dhe Trepça 89 kundër Dritës.