Tri opcione vdekjepruse për Kosovën

05.05.2019 09:10:25

Nga: Sadik Vrajolli

1 Ndarja e Kosovës në baza etnike kusht i Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës .

Perotagonist i këtij opcioni është Aleksander Vuqiq të marrë (qkoq) çka të mundet në këmbim të njohjes së Kosovës . Këtë opcion e akeceptoi me ca korigjime të kufijëve kryetari Hashim Thaqi dhe kryeministri Edi Rama duke kërkue mbështetjen shteteve perendimore dhe SHBA-ve . Ky opcion e ka vetëm njërën prej kërkesave serbe, haptas për ndarjen e Kosovës kurse mësheftas pas një kohe të shkurtër pas ndarjes me siguri, ata vazhdojnë me kërkesën e pranimit të të gjitha kishave ortodokse serbe si pronë ekskluzive historike e serbe ngjajeshëm me Hilandarin në Greqi . Të gjitha këto kisha ortodokse në Kosovë janë pronë e historisë e të pa kontestueshme, e pupullit shqiptarë dmth e ndërtuar nga dorë e stërgjyshërve tanåe e të përvetësuar – të okupuar në shekullin 19 nga klerofashizmi ortodoks pravosllavë serb dhe politikës ekspansioniste të Serbise !

2 Autonomi për komunat serbe me të drejtë eksekutive, është njësoj si Republika Serpska në Bosnjë .

3 Status QUO ashtu është i rrezikeshëm se kjo gjendje pa ndryshime, e shfrytzon Sërbia për shantazhe dhe rrinë kujdestarë në rast të një qrregullimi në ballkan dhe turbullimi në botë me shfrytzue momentin për një intervenim të shpejtë si ruset në Krime.

Mjerishte Status quo-n janë duke e shfrytëzuar edhe politikanët tanë për t`jau tërheq vëmendjen popullit nga friga e Sërbise se na jemi ata që me autoritetin tonë ju ruejme duke bashkpunue me aleatet tanë perendimor dhe SHBA-në . Por këta të mjerë e kanë keqperdor duke u pasurua vetë dhe familjarët e tyre . Keta politikaj nuk e krijuan as një segment të shtetit funkcional sepse e shkatrruan arsimin, prej atije fillor deri te ai univerzitar duke shitur diploma dhe tituj akademikë dmth krijuan divizione të analfabetëve funkcionalë, shkatrruen drejtësinë , ekonominë, me shkatrrimin e planit hapsinor , resurset bujqesore , ambientin si dhe shendetsine . Ky status e ka zhgenye popullin dhe nuk i ka lënë hapsirë për protesta kurse rinia dhe kuadrot e afta thellësisht të demoralizura kanë marrë rrugën e mërgimit .

Keto tri opcione janë një gjenocid për Kosovë si shtet jo funkcional dhe shfarosje si popull.

I vetmi shpëtim për Kosovën dhe Shqipërinë është mos me u marrë me Serbinë dhe Greqinë por me vetvehten dhe me kërkua një mbikqyrje nga Gjermania me një prektorat prej 50 viteve me një përgatije programore të arsimit , drejtësisë , ekonomisë dhe fillimin e industrisë!