Tri raste të dhunës familjare brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës familjare brenda 24 orëve

07.10.2019 11:16:38

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur tri raste të dhunës familjare.

Sipas raportit policor dy raste kanë ndodhur në Prishtinë ku dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në Malishevë ku një i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Rastet e dhunës familjare:

Prishtinë 06.10.2019 – 05:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i cili nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 06.10.2019 – 16:00. Është raportuar se ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa familjarëve meshkuj dhe femra K/shqiptare, për shkak të mosmarrëveshjeve. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë 05.10.2019 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti e ka rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.