Tri vjet pa ikonën e këngës shqipe, Vaçe Zela

Tri vjet pa ikonën e këngës shqipe, Vaçe Zela

07.02.2017 00:58:45

Ajo mbahet në mend për zërin e saj, për hitet e shumta, këngë të cila prezantohen edhe sot nga këngëtarët e rinj, shkruan KultPlus. Në moshën 74 vjeçe ka ikur nga kjo botë, këngëtarja e madhe Vaçe Zela, ku sot janë mbushur tri vjet që nga vdekja e saj.

Ajo mbetet si një ndër këngëtaret që ka kontribuar shumë për muzikën shqiptare, këngë të cilat shumë shpesh janë sjellë edhe të ripërpunuara nga këngëtarët e rinj.
Vaçe Zela, në fundvitin e 2016, u paraqit edhe njëherë në skenën e TVSH-së, por kësaj radhe nëpërmjet hologramit, që vlerësohet të jetë një arritje e parë e teknologjisë për skenat shqiptare, performancë kjo që emocioni të gjithë të pranishmit.