Tri xhamitë në një rrugë të kryeqytetit (Video)

25.06.2017 21:11:47
Në një rrugë në Prishtinë afër njëra tjetrës gjenden tri xhami.

Në gjithë Kosovën, është rasti i vetëm, që në një distancë kaq të afërt të jenë 3 xhami.

Ndërtimi i tyre në këtë afërsi, sipas studiuesit nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore Islame, Sami Isufi, atë botë ishte shkaku që në këtë zonë u themelua qyteti osman.

E para që u ndërtua këtu ishte Xhamia e Çarshisë.

Veçantia e kësaj xhamie qëndron se 4 sulltanë u ndërruan deri në ndërtimin përfundimtar të saj, derisa forma aktuale daton që nga viti 1902, ani se tash së fundi po restaurohet.

E më pas në vitin 1460 u ndërtua Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut, apo e njohur si Xhamia e Madhe.

E pak më vonë nga dy xhamitë tjera erdhi edhe ndërtimi i xhamisë Jashar Pasha, që tash së fundi edhe u restaurua.