”Trimat”, ku t`qillojnë e shkyjnë …!

28.04.2019 16:29:19

Nga: Sinan Kastrati

“MISH, RAKI, BIRRA E MUZIKË DHE NJË GRUMBULL BURRASH QË E FYEN BETEJËN E KOSHARES”

“Nëse pushtetarët do të vendosin që të mos aktrojnë në përvjetorë të betejave të UÇK-së, përmbajtja e fjalimeve të tyre do të ndryshonte drastikisht. “Jemi krenar kur kujtojmë betejën e lavdishme të Koshares”, është fjalia e famshme që do të hiqej nga fjalimi. Do të zëvendësohej me këtë: “Ndihemi të nderuar kur shohim para vetës tavolinën e mbushur me mish”. Qëllimi i tyre kryesor i ditës së djeshme ishte mishi, jo nderimi i të rënëve në Betejën e Koshares.” (shkruante PARIM OLLURI më 10.04.2018 15:55 në Insajder)

Po i afrohemi mesit të prillit e po e lëmë edhe një javë të bujshme, një javë të lodhshme, por kësaj javë, javë të manifestimeve. Java tjetër, do të jetë sigurisht edhe më e nxehtë, ASOCIACIONI.

Javën që ende ende nuk ka përfundua, shin dy përvjetorë shumë të rëndësishëm, ai i 19 vjetorit të lavdishëm të Betejës së Kosharës dhe 10 vjetori I Kushtetutës së Kosovës, data jo pakë të rëndësishme.

Por si u (për)kujtuan këta dy përvjetorë?

Këta dy përvjetorë, si edhe të tjerët, pushtetarët I përkujtuan “me pite me petë e pula të pjekura”!

E pari, Beteja e Kosharës, për here të pare “i bashkoi” tre ish udhëheqësit më të përfolur e më të dyshimtë, Hashim Thaqin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn, ish “udhëheqës” të “luftës” e tash, të “politikës”.

Deri sa Ramushi, është “cjell” ndoshta edhe afër Kosharës, Kadri Veseli e Hashim Thaqi as që kanë dëgjuar për Kosharën dhe Betejën e Kosharës.

Por këta tre “trima” i bashkoi jo vetëm “Koshara”, ku dhanë mesazhe “lufte” e nxitje të urrejtjes edhe për një luftë tjetër, natyrisht kundër shkaut, pas fjalimeve plot “zjarr”, u bashkuan në një restorant në Gjakovë te Xeni e ti ranë mishit e rakisë, sikur të  …   ishin në ndonjë “ziqër” a festë të birrave.

Beteja e Koshares ishte beteja më e ndritshme e luftës çlirimtare, e udhëhequr nga Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK-ut) dhe Ministria e Mbrojtjes.

Se ishte ndër BETEJAT më të ndritshme dhe e udhequr nga FARK-u,kjo nuk kishte dhe nuk duhej me pas as edhe më të voglin dyshim por, ja na dalin “njerëz” si Nasim Haradinaj që ende shohin ëndërra në B … të qukit, edhe pas 19 vjetëve mendojnë e mundohen me na mbushur mendjen se  “në Betejën e Koshares nuk ka pasur ushtarë të FARK-ut”

 A ka nevojë të thuhet ndonjë fjalë për Nasimin?

Këtij sihariqi, novatori të të gjuhës e trim Gllogjani, duhet me ja ngritur një përmendore e mi ia shkruajt një epitaf “Mos shihni kusur, qaq ka dit ky ahmak, ende është axhami”!

Nasim Haradinajn televizioni suedez, në një dokumentar për “Luftën në Kosovë” e paraqiste se si i kishte hypur një traktori Fergusan me disa fëmijë hypur në prekolicë, si arigjinjët J. Xoxes dhe me grushtin në kokë, dihet përshëndesnin fëmijët tjerë që kishin dalur e i shikonin sikur të ishin në CIRK apo sikur
Aziz Nesin në anekdotat e Nastradin Hoxhës kur në cdo përvjetor të Nastradinit, vetë autori, hyp në magar dhe e imiton Nastradinin e fëmijët qeshin deri sa ti mbushin brekët me …. dihet me cka.

Është gjynah me qa drrasa, me hargjua fjale e me humbur kohë me qiftat e nasimave por dua t`ja kujtoj Nasimit se një komentues, përveç fyerjeve e ofendimeve, Nasimin e quan PSIKOPAT.

Ky farë ahmaku apo psikopati edhe para disa javëve e muajve ka pas thënë “Ani shka nëse janë vrarë aktivistët e LDK-së”.

O psikpotat, po kush i gëzohet vdekjeve e vrasjeve të Kol. Ahmet Krasniqit e të Tahir Zemajt, gazetarëve e ATDHETAREVE, si Xhemajl Mustafa e Enver Maloku?

Kush i gëzohet atentatit ndaj Fetah Rudit që sot ka mbetur invalid për jetë e në karrocë?

Po kidnapimeve e keqtrajtimeve, burgosjeve e torturave ndaj Jakup Kastratit, Cen Deskut, udhëheqës më të lartë të LDK-së për komunën e Malishevës apo burgosjen e delegacionit të ish Kuvendit të Kosovës në Qirez të Drenicës nga Hashim Thaqi e Sabit Geci.

Ti o Nasim Haradinaj, je turpi i asaj shoqate apo organizate “luftëtarësh”, “veteranësh” por edhe ata që të kanë emërua ty nuk janë më të mirë, “Si harrni për thes”

Hashimi në fjalën “solemne” në Koshare, më 9 prill 2018, duke folur për provokimet e kërcnimet serbe tha: “Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi, si i jemi përgjigjur më herët, 19 vjet më parë.”

Hashim, a të ka zân rakia si kur minit (Miut) kur i japin Raki Skënderbeu e qohet në dy këmbët e para duke bërtitur (mjaullit): “Ku âsht macorri he … kshtu e ashtu ja bâfsha” apo po flet në jerumllak?

“Ka ardhë koha që të analizohen me qasje logjike deklaratat patriotike pa mbulesë të udhëheqësve tanë e të braktiset qasja folklorike, e cila prodhon vetëm iluzione”, thot analisti dhe profesori univerzitar, poeti e studjuesi Milazim Krasniqi dhe vazhdon poeti me një gjuhë, më tepër poetike por shumë argumentuese “Ka ardhë koha ta kuptojmë e ta pranojmë se pergjigja para 19 vjetëve ka qenë e pamjaftueshme për ta mbrojtur popullin nga spastrimi etnik e gjenocidi serb dhe për ta arritur lirinë e vendit.”

Hashim, duhët të mendosh dhe ti pyesësh “këshilltarët” e tu, si “president” dhe shumë më shumë ti dëgjosh ata që të qortojnë e ti marrish shumë më serioze vrejtjet e tyre se sa atyre që i ke në krah të majtë e të djathtë.

“Këshilltarët” tu deri dje kanë “folur” me lopë, permendë e pllugje,ose aso që ti i shkale dajak, i shkele e i ke bâ lesh “sikur kur l`nurshin leshin për zhguna në valavicë, në Junik” ndërsa ti Hashim, je djalë palari.

Edhe pakë për përvjetorin e 10-të të Kushtetutës së Kosovës. Nuk e kam asgjë të re, pos atyre që i kanë para meje e do ti thonë edhe pas meje.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyri në fuqi më 9 prill 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244. Kushtetuta gjithashtu thotë “Republika e Kosovës nuk do ë ketë pretendime territoriale ndaj, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi.”, ky është një mesazh i qartë ndaj pretendimeve irredentiste (bashkim me Shqipërinë, ose aneksimin e zonave shqipëtare brenda territorit të Serbisë).

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene. Që do thotë nuk ka bashkim me Shqipëri dhe pretendimet për të kërkuar dhe bashkuar trojet tona brenda Serbisë?!

Atëherë-pse Veriu i Kosovës dhe Mitrovica Veriore mbetet jashtë çdo gjëje sa i përket shtetit të Kosovës, ku në atë pjesë (edhe në këtë10 vjetori të Kushtetutës) atje është gjithçka serbe?! Nuk përfillen as Kushtetuta e shtetit, as ligjet, as simbolet tona por gjithçka frymëzon Serbi? (R.G. med isa ndërhyerje) Flamujt, simbolet, rrugët, sheshet dhe pa harruar gjuhën, shkrimin (cirilik), spitalet, gjykatat etj. etj.

Për fund: Hashim Thaqi, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli, kryetarë të kujt jeni ju?

Kosova është shtet pa sovranitet e ju jeni udhëheqës të padinjitetshëm sepse nuk përfaqësoni pjesën më të madhe të popullit shumicë- shqiptarëve!

Po shpresoj se edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe, zajednica do të kryhet e atherë do ti kthem prap TURJAKËS. Do të flas për bacën Musë (Musli Metën e hllën Hatman, për Sadri Metën e për Tezën Hatixhe, për tezen Zymë, Haki e Hasan Sejdinë dhe për pleqt, plakat, burra e djem turjakas.