“Trimëritë” e Visar Ymerit a janë fillimlufte, apo fillim i aksioneve terroriste në Kosovë?

18.08.2016 15:27:57

Nga Rexhep Kastrati

uneNjë ditë pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden, i cili ishte shumë i qartë lidhur me domosdoshmërinë e respektimit të marrëveshjeve me shtetet fqinje, Visar Ymeri ka bërë paralajmërimin e radhës përe dhunë. Në një konferencë për gazetarë, ai ka thënë se në protestën e paralajmëruar për një shtator, do të ketë edhe trimëri, duke e bërë të qartë se tashmë mund të kenë gati skenarin për dhunë ndaj institucioneve dhe për destabilizimin e vendit, nëse me trimëri ka nënkuptuar format e mëparshme të dhunës, përfshirë edhe jetën e njerëzve. Prandaj, shtrohet pyetja: a e quan ai trimëri djegien e institucioneve, djegien e policëve, si dhe atentatet e ndryshme? Dhe kur kihet parasysh se këto paralajmërime për dhunë dhe për trimëri vijnë vetëm një ditë pas vizitës së Xho Bajden në Kosovë, atëherë shtrohet edhe një herë çështja e pozicionimit kundëramerikan të lëvizjes që tash udhëhiqet nga Visar Ymeri, e rrjedhimisht edhe përfshirje në axhendat sllavo-ortodokse të destabilizimit të vendit dhe të rajonit. Është pra rasti për të vënë në dukje faktin se sekta okulte e Albinit po e zhyt veten thellë e më thellë në profilin e një lëvizje anarkiste me elemente terroste, duke e dëshmuar edhe një herë se përbën një formacion politiko-paramilitar dhe kundërshtetëror e kundërkombëtar. Dhe gjithë këtë e thotë kaq hapur dhe si një karshillëk ndaj SHBA-ve, pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden në Kosovë dhe mesazheve që la ai këtu. Në një interistë për Radio Evropa e Lirë, “Drejtori i Institutit amerikan për çështjet aktuale botërore, që ka shërbyer edhe në misionet ndërkombëtare në Ballkan gjatë dhe pas luftërave, Edward Joseph, ka deklaruar se porosia e nënpresidentit amerikan Biden në Prishtinë, për ‘themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe i është drejtuar posaçërisht opozitës në Kosovë”. Pra, Edward Joseph ka hequr të gjitha dilemat lidhur me mesazhet që Xho Bajden ka lënë në Kosovë, dhe ua ka hequr të gjitha mundësitë për keqinterpretime. Dhe përkundër këtyre, Visar Ymeri paralajmëron trimëri në protestën më një shtator. Natyrisht se kur bëhet fjalë për trimëri, nënkuptohet se ekzistojnë edhe grupe të organizuara dhe mjete edhe luftarake me të cilën realizohen “trimëritë” e paralajmëruara. Në këtë kuptim, sekta okulte e Albinit, nëpërmjet gojës së Visar Ymerit, ka shpërfaqur përfundimisht një skenar lufte, si formë ekstreme e angazhimeve për rrënimin e shtetit dhe të institucioneve të tij. Dhe pyetja që lind vetvetiu: kush janë këto grupe që mund të tregojnë trimëri, pra edhe luftë, kur të kihet parasysh fakti se në protestat që i organizon ajo, pjesëmarrja është shumë e vogël? A do të ketë njerëz të mashtruar nga zona të ndryshme të Kosovës që kujtojnë se kështu mbrojnë Kosovën dhe territorin e saj, apo janë mercenarë të ndryshëm nga shtete të ndryshme, nga grupe të ndryshme radikale dhe terroriste të financuara nga shtete të tilla si Rusia, Serbia, apo edhe nga aleatë historikë të Serbisë, siç janë Franca, Italia etj.? Kjo pyetje, sidomos pjesa e fundit e saj lidhur me Francën dhe Italinë merr kuptim, pas intervistës së Albin Kurtit për një portal francez për politikë të jashtme, me ç’rast për vendet i Quint-it ka thënë se kanë mbetur vetëm dy SHBA-të dhe Gjermania, duke zbuluar kështu mbrapaskenat e shteteve të ndryshme në dëm të Kosovës dhe stabilitetit të saj.