Trimërohet Daçiq: Trump nuk do t’na kthejë Kosovën, Kosova është Serbi

13.11.2016 12:17:37

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se pas ardhjes se republikanit Donald Trump në krye të SHBA-së, do të zbuten presionet ndaj Serbisë në Washington dhe se vendi i tij do të ketë një tretman më të mirë.

Mirëpo, Daçiq ka hequr iluzionet se presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump, do të bëjë mrekulli, madje se Amerika do të hedh dollarë në Serbi dhe se do t’ua “kthejë edhe Kosovën”.

“Nuk duhet të presim mrekulli nga Trump. Ne jemi popull që lehtë fluturojmë dhe mendojmë se tani Amerika do të derdh dollarë në Serbi. Serbët menjëherë fluturuan dhe e ‘kthyen Kosovën’. Kosova është e jona, është serbe. Nuk duhet të shikojmë se kush çka do të na dhurojë, por që çdo ditë duhet të luftojmë për popullin tonë në Kosovë dhe t’i ruajmë ata serbë tanë, ndërsa Kosova është Serbi”, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për “alo”.

Daçiq ka thënë se nuk e di nëse me fitoren e Trumpit SHBA edhe më tutje do të vazhdojë të mbrojë interesat e veta. sikurse që do të vazhdojë edhe Serbia t’i mbrojë të vetat.

Mirëpo ai ka thënë se beson se do të ketë zbutje të presioneve ndaj Serbisë dhe se “Serbia në Ëashington do të fitojë ndonjë tretman ndryshe, nga ai që e ka pasur me dekada”.