Tritan Shehu i numëron Ramës shqetësimet e Gjirokastrës: U mate me hijen e mëngjesit

22.05.2018 10:38:18

Pas një statusi në rrjetin social Facebook, që kryeministri Edi Rama i kushtoi sot Gjirokastrës, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Shehu thekson se Rama kërkon të matet me hijen e tij të mëngjesit.

“Nqs e ardhmja do bazohet te ato çfarë kjo Qeveri ka bërë në këto pesë vite në atë Qark, e nesërmja do të karakterizohet vetëm me braktisje e boshllëk”, shkruan Shehu, teksa rendit problemet me të cilat përballen qytetarët e Gjirokastrës.