Trondit ish-shefi i CIA-s: Irakianët do kryejnë një sulm terrorist, synohet vrasja e një zyrtari të lartë

05.01.2020 23:43:41

Vrasja e gjeneralit të fuqishëm iranian, Qassem Soleiman, nga forcat amerikane, pritet të ashpërsojë së tepërmi tensionet mes dy vendeve. Ish-drejtori i përkohshëm i CIA-s, Michael Morell, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka komentuar ngjarjen e bujshme.

“Soleimani ishte një gjeni i keq, që kishte shumë gjak amerikan në duar. Bota është një vend më i mirë pa të, por problemi është se do të paguhet një çmim i rëndë. Së pari, do të ketë amerikanë të vdekur, civilë të vdekur amerikanë. Mund të ndodhë në ditët e ardhshme në vendet ku Irani ka ndihmës”, ka deklaruar ish-drejtori i CIA-s.

Më tej, ish-kreu i CIA-s ka vijuar me një tjetër deklaratë tronditëse, teksa ka paralajmëruar një sulm terrorist, me qëllim vrasjen e ndonjë zyrtari të lartë amerikan.

“Irakianët do të kryejnë një sulm terrorist, me qëllim vrasjen e një zyrtari të lartë amerikan. Kjo mund të ndodhë kudo në botë, madje dhe në tokën amerikane”, ka thënë më tej ai.