Tronditet Barcelona, Neymar humb “El Clasicon”

10.04.2017 19:03:41

Neymar nuk do të jetë në gjendje të luajë në El Clasico-n e 23 prillit. Dhe gjithë kjo për një duartrokitje drejt arbitrit të katërt. Por nuk ishte vetëm duartrokitja që arbitri Gil Manzano kishte shkruar në raportin e tij.

Braziliani do të dënohet për kartonin e kuq dhe dy ndeshje të tjera për ofendimin ndaj arbitrave në formën e duartrokitjeve, në një gjest që nuk është gjykuar nga arbitrat në fushën e lojës, por më vonë. Komiteti i Kompeticionit do ta dënojë Neymar të martën në mëngjes me tre ndeshje (1+2) të ndara në dy sanksione të ndryshme, për dy gjeste që nuk kanë të bëjnë me njëra-tjetrën.Barcelona me siguri do ta apelojë vendimin të mërkurën në mëngjes. Por ngjarjet e raportuara bëjnë të mendosh se nuk do të ketë ulje dënimi, ashtu siç nuk pati ulje në rastet e Ancelotti, Feghouli apo Cristiano Ronaldo, të gjithë këta janë dënuar nga Komiteti i Kompeticiont pas raportit të arbitrit. Barcelona do të mundohet të veprojë me të gjithë fuqinë e saj ligjore kundër trajtimit të padrejtë që po i bëhet lojtarit. Por më e shumta që mund të bëjë është të reduktojë dënimin me një ndeshje, por dhe kjo duket një mision i pamundur.