Tronditet Cristiano Ronaldo, merr lajmin e hidhur nga mamaja në orët e para të mëngjesit

03.03.2020 12:54:47

Nëna e Cristiano Ronaldo ka përfunduar në spital në orët e para të ditës së sotme. Rreth orës 5:00 të mëngjesit ajo është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të një goditjeje që ka marrë në tru.

Gjithsesi raportohet se 65-vjeçarja se është e ndërgjegjshme dhe gjendja e saj është e qëndrueshme. Dolores Aveiro pritet t’i nënshtrohet testeve të tjera mjekësore në orët në vijim, për të mësuar edhe më shumë mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Dolores në të shkuarën ka pasur probleme me kancerin dhe e fitoi atë betejë. Gjithsesi të tjera probleme shëndetësore e kanë shqetësuar nënën e CR7, për të cilën shpresohet që të bëhet mirë sa më shpejt dhe të lërë ambientet e spitalit.