Tronditet Greqia, një tërmet i fortë godet ishullin e Kretës

31.07.2019 10:20:34

Greqia është tronditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Mediat e vendit fqinj raportojnë se një tërmet i fuqishëm i shkallës  5.3 Rihter ka ndodhur në orën 7.39 të mëngjesit të sotëm në Kretë.

Epiqendra e tërmetit është 31 kilometra në juglindje të Heraklion dhe thellësia është 170 kilometra.

Sipas guvernatorit rajonal të ishullit Stavros Arnooutakis nuk është regjistruar asnjë dëm.

“Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte termet i shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim”, tha Stavros Arnaoutakis.

Ndërkohë që profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas deklaroi se “duam kohë për të vlerësuar situatën