Tronditet komuniteti shqiptar/ Vdes në aksident 21-vjeçari në Greqi

19.06.2020 09:07:55

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes në vendin e quajtur Perama në ishullin e Mitilinit.

Sipas policisë lokale, gjatë aksidentit kanë humbur jetën dy persona, njëri prej të cilëve shtetas shqiptar, 21 vjeç.

Policia thotë se viktimat po udhëtonin me motorë në aksin Papadhou-Perama, një prej arterieve kryesore të ishullit të Mitilinit, në kohën që u përplasën me njëri tjetrin.

Prej përplasjes mbeti u vdekur në vend 21 vjeçari shqiptar Salea Hamzai, ndërsa pak më vonë humbi jetën në spital edhe 19 vjeçari grek. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në ishullin e Mitilinit. Ata thonë se viktima është djalë i një familje me reputacion të mirë në ishull.