Tronditet Maqedonia, 9 të vdekur dhe 162 të infektuar në 24 orët e fundit

14.06.2020 18:33:59

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 162 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 778 testime të realizuara.

Ndërkohë, Ministria e Shendetesise njofton se 24 oret e fundit kanë vdekur 9 persona me koronavirus, prej tyre tre nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar pesë pacientë të shëruar: dy nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe një nga Tetova.

Maqedonia Veriore ka gjithsej 4057 raste me COVID-19, prej tyre 1710 të shëruar dhe 188 të vdekur.

Aktualisht janë 2159 raste aktive me koronavirus, derisa nga fillimi i pandemisë janë kryer 43.040 teste për COVID-19.