Tronditet Shkodra, vritet me thikë një 54-vjeçar

27.08.2018 21:40:23

Qyteti i Shkodrës është tronditur pasditen e sotme nga një tjetër vrasje. Raportohet se në vendin e quajtur “Ura e Thive” është qëlluar me thikë 54-vjeçari Prendush Fushaj dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin si shtetasi me iniciale F.P dhe është vënë në kërkim të tij.

Dyshohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt gjatë ditës së sotme që ka degjenuar në përdorimin e armëve të ftohta.