Tronditet vendi i BE-së, 10 foshnje infektohen nga mjekët në spital

10.04.2020 08:32:48

Të dhënat që vijnë nga studimet mbi koronavirusin tregojnë se të infektuarit në moshë të re janë një përqindje e vogël e totalit, që sot ka kaluar 1 milion e gjysmë në gjithë botën. Por padyshim infektimi nuk mund të përjashtohet dhe raste si ai që po trondit opinionin publik e tregon më së miri.

Spitali i Timisoarës, qyteti me 300 mijë banorë afër kufirit me Serbinë dhe Hungarinë, është nën hetim nga autoritetet pasi 10 foshnje janë infektuar me COVID-19

Sipas autoriteteve, foshnjat janë infektuar nga vetë stafi mjekësor, në një mungesë protokolli të masave mbrojtëse që po shqetëson gjithë vendin anëtar të Bashkimit Evropian.

Foshnjat janë rikthyer në shtëpi, ku do të karantinohen bashkë me familjarët e tyre, dhe janë në gjendje të mirë. Disa ditë më parë një tjetër spital u mbyll në Rumani pasi stafi mjekësor ishte infektuar nga koronavirusi. Rumania deri më tani ka zyrtarizuar rreth 5200 raste, me 441 të vdekur, por trendi duket në rritje.