Trotuari me zallë që disa muaj në zemër të Prishtinës (Foto)

09.12.2016 14:03:15

Punime nëpër rrugët e kryeqytetit që vazhduan gjatë gjithë verës nëpër lagje të ndryshme, kanë mbetur “shkretë” edhe në vjeshtë.

Ka disa muaj që trotuari në Rrugën “Luan Haradianj” në Qendër të Prishtinës ka mbetur i shtruar vetëm me rërë. Në punishte ka kohë që nuk duket askush. Ndërkohë qytetarët detyrohen që të kalojnë në anën tjetër të rrugës që të ecin, shkruan lajmi.net.

Me gjasë trotuari i cili ndodhët pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme do të mesë në këtë gjendje deri në pranverë.

Qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me punimet nëpër rrugët e kryeqytetit, të cilat sipas tyre, vit pas viti pasojnë me intervenime qoftë për shkak të ndërrimit të rrjetit të kanalizimit, ngrohjes apo edhe ujësjellësit. “Këndej nuk ecet me taka, duhet të kalohet në anën tjetër të rrugës. Kjo gjendje është që disa muaj. Po shihet që ka mbetur të rregullohet për pakë punë”, thotë Adelina, qytetare nga Prishtina.