T’ruajmë LDK-në duke mos e dëmtuar !

17.03.2019 21:36:54

Nga: Fatmir Bajraj

Ato dhe ata që dijnë, duanë e guxojnë t’mësyjnë “Majën e Piramidës”
T’zgjedhim & t’zgjidhemi, por edhe t’respektojmë verdiktin.

Anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, struktura udhëheqëse dhe organe drejtuese të t’gjitha niveleve n’hierarkinë partiake dhe n’shtrirjet horizontale e vertikale deri të Lidershipi aktual valid !
– Zgjedhjët e brëndshme n’LDK, janë një eveniment ekskluziv që vinë n’çdo 4 vite si proces cikli dhe ri-ciklimi të vlerave dhe atributeve t’promovuara e t’legjitimuara n’vepër, të cilat nxjerrin nga filtri ; ma t’mirët : ato dhe ata që kultivuan e promovuan vlera, seriozitet e konsistencë në përmbushjën e pritjeve dhe realizimin e premtimeve të të zgjedhurve në gjithë shtrirjën dhe gamën e veprimtarisë n’sherbim të qytetarëve të vendit.
LDK-ja, interesin e qytetarëve t’vendit, e ka patur dhe vazhdon t’a ketë strumbullar të interesit veprues, sikurse ; qeshtjën nacionale : yll polar të orientimit.
– Fryma e zgjedhjeve të lira, e konkurences së lirë dhe promovimi i ideve dhe përballja e tyre në një garë fer e t’barabartë për të gjithë, janë vyrtyte që përshkojnë gadi tri dekada këtë parti të mirëfillt të qendres së djathtë, dhe anëtare e PPE-së.
Ambiciet për t’zgjedhë dhe për t’u zgjedhë, janë legjitime në njerën anë, por edhe vyrtyt në anën tejtër, ngase e bëjnë garën më demokratike, ma t’besueshme dhe interesante, ngase nga përzgjedhja, t’zgjedhurit janë ma kredibil dhe t’fuqishëm.
Kuvendet Zgjedhore në gjithë shtrirjën horizontale dhe deri tek Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor ku zgjidhën Organët Drejtuese të Partisë, ku bëjnë pjesë ; Këshillli i Pergjithshëm si organi m’a i lart partiak (ligjëvënës), Kryesia e LDK-së, organ ekzekutiv partiak dhe vetë Kryetari i LDK-së si pari ndër t’parët, me votën e lirë të Kuvendit Zgjedhor.
– Gara le t’jet konform Kushetutës së LDK-së, përkatsisht Statutit të saj dhe n’respekt të akteve tjera normative të nxjerra dhe t’miratura nga vetë Kuvendi i LDK-së si organi ma i lartë i përiudhës 4 vjeqare.
LDK-ja , fatbardhësisht, n’radhët e veta ka tre breza t’fuqishëm dhe meritor të cilët ishin dhe janë bartës të proceseve partiake dhe shtetërore që nga fillet e Levizjës Nacionale për Liri e Pavarësi të udhehequr nga Presidenti historik Rugova, e fund viteve 80-ta, e deri me tani.
Këta breza duhet shfrytëzaur si urë që lidhë vlerat dhe jo t’jet perjashtuese. Sot LDK-ja është subjekti m’a i madh, m’a serioz, dhe i vetmi subjekt kredibil për t’marr n’dorë fatin e vendit dhe interesin nacional të Dardanisë Antike-Kosovës.
Andaj, ky eveniment, le t’shfrytëzohet për ruajtjën e vlerave të kultivuara, hapjën për vlera t’reja dhe fuzionimin e gjithë asaj që quhet frymë dhe filozofi Rugoviane…!
Një aset i tillë nacional, çfarë është LDK-ja, duhet dhe preferohet të drejtohet ; nga mendje të ndritura : me dije akademike dhe të promovuara katercipërisht në sëpaku :
Dije, dashje dhe guxim.
Pra le t’posedojnë këto atribute t’zgjedhurit dhe t’përzgjedhurit e gjithë procesit legal & legjitim, pa përjashtuar edhe t’parin e saj, përkatsisht Kryetarin e LDK-së të dalë nga vullneti i lirë dhe demokratik i kuvendarëve.
Nga zgjedhjet, LDK-ja të dalë, ma e fortë dhe ma e fuqishme, duke lënë menjanë garën e kaluar dhe duke ri-bashkuar energjitë për ecjën tutje dhe t’mbarë të LDK-së dhe proceset që bartë ajo.
Fati vendit, do jet n’dorën e Lidershipit t’ri, të zgjedhur të LDK-së, kur kihet parasysh se LDK-ja do drejtoj edhe Qeverinë e vendit, brënda këtij viti kalendarik.