Trump akuzon Kinën dhe Rusinë për zhvlerësim të monedhës

16.04.2018 16:55:32

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për zhvlerësim të monedhave derisa Shtetet e Bashkuara rrisin normat e interesit.

“Rusia dhe Kina janë duke luajtur lojën e Zhvlerësimit të Monedhës derisa SHBA-ja rrit normat e interesit. E papranueshme!”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.