Trump akuzon median si nxitëse të “urrejtjes” ndaj tij

02.07.2017 17:48:13

Trump ka vijuar më tej përballjen veçanërisht me dy gazetarë të televizionit MSNBC

Donald Trump sulmoi sërish sot mediat kryesore amerikane me akuzën se po përhapin “urretje” kundrejt tij duke justifikuar përdorimin e shpeshtë të rrjeteve sociale në formë kundërpërgjigje ndaj zërave kritikë.

Presidenti i SHBA ka vijuar më tej përballjen veçanërisht me dy gazetarë të televizionit MSNBC.

Mosmarrëveshja me prezantuesit e televizionit, ku dhuna verbale ka tronditur deri në kampin republikan, duke kulmuar të shtunën me një seri postimesh në Twitter me një formë të re ofendimesh.