Trump deklaroi se mospagesa e taksave e bënte të zgjuar

28.09.2016 15:17:19

Gjatë debatit të djeshëm presidencial mes Hillary Clinton dhe Donald Trump, ata diskutuan për tema të ndryshme të cilat u përfolën që nga fillimi i fushatës presidenciale.

Një nga temat e shumpërfolura ishte dhe tema e taksave, e cila në debat u hap nga kandidatja demokratike Hillary Clinton. Ajo tregoi një rast në të cilin akuzoi kandidatin republikan Donald Trump se nuk kishte paguar taksat. Ndërsa Trump iu përgjigj duke i thënë se “Kjo e bënte të zgjuar”.

Clinton e habitur nga kjo përgjigje, tha se nëse mospagesa e taksave e bënte Trumpin të zgjuar, çka i bënte kjo qytetarët e tjerë të Amerikës të cilët paguajnë rregullishtë taksat./Fokusi.org/