Trump: Do ta shkatërrojmë ISIS-in, për ta mbrojtur qytetërimin

05.04.2017 20:29:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, do ta shkatërrojnë Shtetin Islamik dhe do ta mbrojnë qytetërimin.

“Ne do të shkatërrojmë ISIS-in, për ta mbrojtur qytetërimin. Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër”, tha Tramp në një konferencë Shtëpinë e Bardhë të mbajtur me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.