Trump do të braktis biznesin totalisht

30.11.2016 13:34:56

Donald Trump ka njoftuar se do të braktis biznesin totalisht, për t’u fokusuar në punën e tij si president dhe t’i shmanget konfliktit të interesit.

Ai ka thënë se më 15 dhjetor do të mbajë një konferencë për media me familjen për të njoftuar dorëheqjen e tij në të gjitha postet biznesore, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar se është duke rregulluar të gjitha dokumentet për t’u larguar nga të gjitha bizneset të cilat i ka udhëhequr deri më tani.