Trump do të festojë ndryshe 4 korrikun

03.07.2019 17:53:12

Ushtria amerikane i ka thënë banorëve të Uashingtonit që të mos shfaqin panik nëse i shohin tanket në rrugë në paradën për Ditën e Pavarësisë të organizuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti Donald Trump do të mbajë një fjalim para vendit në shkallët e Memorialit të Lincoln-it në Ditën e Pavarësisë të enjten mbrëma.

Trump përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, ka thënë që kjo ditë do të mbahet në mend “tërë jetën”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Më 4 korrik shënohet dita e shpalljes së pavarësisë në vitin 1776 dhe krijimi i Shteteve të Bashkuara si një vend i pavarur.

Presidentët në kohët moderne kanë shënuar ditëlindjen e Amerikës duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme, përveç festës kryesore në Sheshin Kombëtar të Uashingtonit.