Trump: Do të mund ta fitoja edhe votën popullore nëse do të kisha fushatë ndryshe

15.11.2016 19:58:36

Donald Trump thotë se ai mund të kishte fituar votën popullore kundër Hillary Clinton në qoftë se ai do të kishte bërë fushatë ndryshe.

Clinton kishte rreth një milion vota më shumë se ai, por humbi zgjedhjet e javës së kaluar për shkak të sistemit të kolegjit zgjedhor.

Trump tha të dielën se ky sistem ishte i padrejtë dhe ai preferoi një votë të thjeshtë, transmeton lajmi.net.

Por të martën ai insistoi se ende do të mund të kishte fituar një votë të drejtë, sepse siç tha ai do të fokusohej më shumë në shtetet e mëdha të fituara nga Clinton.

Në një intervistë të dielën në programin ’60 Minutes’, Trump u ankua në lidhje me sistemin zgjedhor të kolegjit, në të cilin çdo shtet  vlerëson me një numër të ndryshëm të votave, duke thënë se ai do të kishte preferuar metodën popullore të votave.