Trump fton ambasadorët e “Obamës” të dorëhiqen. A do të largohet edhe Delawie?

06.01.2017 23:20:59

Ekipi transitor i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump ka lëshuar një urdhëresë sipas të cilit kërkon nga të ashtuquajturit ambasadorë “politikë” në misionet diplomatike të SHBA-së në mbarë botë që deri në inaugurimin e Donald Trumpit më 20 janar, të japin dorëheqje.

Këtë e ka bërë të ditur gazeta “New York Times” duke u thirrur në diplomatët amerikanë, transmeton lajmi.net.

Ky plan, sipas gazetës, paraqet precedent në praktikën shumë dekadeshe sipas të cilës ambasadorët të cilët janë emëruar nga presidenti në largim mund të qëndrojnë në atë funksion derisa Kongresi të vendos ndryshe.

Pas këtij vendimi, ndoshta pritet largimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie dhe ardhja e ambasadorit të “Trumpit” në vendin tonë.