Trump i alarmuar nga humbja e ndjkësve në “Twitter”

25.04.2019 10:38:25

Presidenti Donald Trump u takua me CEO-n e “Twitter”-it, Jack Dorsey, në Shtëpinë e Bardhë, pasi denoncoi se platforma “nuk e trajton atë mirë” dhe është protagonist i “lojërave politike”, në të cilën Kongresi duhet të ndërhyjë, sepse kanë nevojë për “më shumë ndjekës” për të përhapur fjalën”. Që nga korriku 2018, @realDonaldTrump ka humbur 204 mijë ndjekës. “Unë pres që të mbaj një dialog të hapur”, tha Trump, përmes “Twitter”-it pas takimit.

Drejtori Ekzekutiv i platformës së njohur sociale, gjatë intervistës në Shtëpinë e Bardhë, i shpjegoi presidentit amerikan se nuk kishte asnjë arsye për t’u alarmuar dhe se, ashtu si ai, njerëz të tjerë të famshëm kishin humbur ndjekësit kohët e fundit. Rënia, në fakt, është për shkak të strategjisë së re të rrjetit social, i cili po punon për të hequr llogaritë mashtruese dhe ‘spam’-et.

Në mënyrë të qartë të kënaqur me shpjegimin, Trump shkroi ‘tweet’ në fund të tabelës: “Takimi i madh në Shtëpinë e Bardhë me Jack Dorsey të “Twitter”-it. Diskutuan shumë çështje që lidhen me platformën e tyre dhe botën e mediave sociale në përgjithësi.