Trump i shkruan Ramës: Kemi sfida që do t’i kapërcejmë në partneritet me njëri-tjetrin

03.03.2017 16:07:01

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka kthyer mesazhin kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama pasi ky e kishte uruar për betimin si President i Shteteve të Bashkuara.

Në mesazhin e Trump të cilin e ka publikuar Rama në facebook, thuhet se ‘Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj’, thuhet në ndër të tjera, shkruan lajmi.net.

Ja postimi i plotë i Ramës:

Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij ku shkruhet:

“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.