Trump i shqetësuar nga rrjedhja e informatave të CIA-s

Trump i shqetësuar nga rrjedhja e informatave të CIA-s

08.03.2017 23:51:38

Sekretari për Shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha se presidenti amerikan Donald Trump është tejet i shqetësuar për publikimet e dokumenteve të CIA-s nga WikiLeaks, ndonëse ai refuzoi ta konfirmojë autenticitetin e materialeve të rrjedhura.

“Mendoj se ai është mjaft i shqetësuar për pohimet se çfarë mund të ndodhë dhe të mos ndodhë”, tha Spicer.

Komentet e Spicer vijnë pasi që zyrtarët federalë morën një hetim kriminal në publikimet e WikiLeaks që japin hollësira mbi operacionet hakuese të CIA-s, disa zyrtarë amerikanë i thanë CNN-it.

Spicer tha se ka “një dallim masiv” në mes të rrjedhjes së e-mailave personalë dhe informatave të klasifikuara, pasi që u pyet se pse Trump e kishte lëvduar WikiLeaks-in kur ata i kishin publikuar e-mailat e Clintonit, dhe tani shprehet i shqetësuar kur ata ia kanë lëshuar dokumentet e CIA-s.