Trump kërkoi nga Koreja e Jugut pajisje mjekësore për luftimin e coronavirusit në SHBA

24.03.2020 18:31:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërkoi nga Koreja e Jugut pajisje mjekësore për të ndihmuar në luftimin e coronavirusit, në këmbim të premtimeve për të dhënë miratimin e SHBA-së për kompanitë koreane.

Sipas mediave të huaja presidenti korean, Moon Jae, pranoi të dërgojë pajisjet, mirëpo do të sigurohet nëse i kanë mbetur rezervat nga shteti.

Raportohet se Trump kishte kërkuar ndihmën urgjente nga Koreja e Jugut , përmes një telefonate 23-minutëshe.

Koreja e Jugut kishte përfunduar disa testime të gjëra, me një program agresiv, duke izoluar edhe rastet e konfirmuara, në mënyrë që të gjurmohen kontaktet e tyre.

Siç është raportuar, menaxhimi i kësaj situate ka marrë lavdërime të shumta, pasi arriti të ngadalësojë përhapjen e sëmundjes.

Koreja e Jugut ka raportuar deri më tani 125 të vdekur, krahasuar me SHBA-në me 592 viktima.