Trump: Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të jetë i gatshëm për sanksione të reja ndaj Koresë

24.04.2017 19:32:20
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka thënë se OKB-ja duhet të vë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut.

“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të jetë gati për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Koresë së Veriut për shkak të përshkallëzimit të tensioneve pas testimit të raketave bërthamore”, ka thënë Trump, transmeton lajmi.net

“Status Quo-ja në Korenë e Veriut është e papranueshme dhe Këshilli duhet të jetë gati për sanksione të reja dhe më të ashpra” shtoi presidenti amerikan, raporton Reuters.

“Koreja është kërcënim real për botën, ne duhet të flasim përë këtë”, ka thënë Donald Trump.

Tensionet janë rritur pas testimit të disa raketave bërthamore nga Koreja e Veriut.