Trump: Kina përfiton nëse zgjidh problemin e Koresë së Veriut

11.04.2017 14:11:56

Presidenti Donald Trump tha se i dha homologut të tij kinez Xi Jinping një ultimatum në takimin e javës së kaluar: nëse zgjidh krizën e Koresë së Veriut, do të përfitojë një marrëveshje të mirë tregtare me SHBA.

Trump komentoi sot në Tweeter: “I shpjegova Presidentit të Kinës se një marrëveshje tregtare me SHBA do të ishte shumë më me përfitim për ta nëse zgjidhin problemin e Koresë së Veriut!”

Në një koment të dytë në Twitter ai shkruante: “Koreja e Veriut po kërkon vetë telashe. Nëse Kina vendos të ndihmojë, atëherë shumë mirë. Nëse jo, ne do ta zgjidhim problemin pa të! SHBA.”

Presidenti e bëri të qartë se shpreson që Kina t’i bëjë presion fqinjit dhe aleatit të saj të ngushtë që të ndalë programin bërthamor.

Ai vazhdimisht e ka kritikuar Kinën se eksporton më shumë mallra në SHBA sesa importon.